Një karriere spektakolare me 38 tituj, Iniesta njofton tërheqjen

Futboll

Një karriere spektakolare me 38 tituj, Iniesta njofton tërheqjen

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 12:19
Xavi e Iniesta

Andrés Iniesta kishte një synim, të luante futboll deri në moshën 40-vjeçare.

Siç raporton “Relevo”, futbollisti veteran tashmë e ka marrë vendimin për “t’i varur këpucët në gozhdë”, ndonëse burime pranë futbollistit konfirmuan për “SPORT” vetëm se më 8 tetor, ai do të zhvillojë një event në Barcelonë për të bërë të ditur planet e ardhshme.

Iniesta do ta marrë fjalën, do t’iu drejtohet drejtpërdrejt tifozëve të futbollit dhe përshkruajë planet e tij profesionale. Mesfushori nga La Mancha shpjegoi pak ditë më parë se është kurioz të eksplorojë botën e trajningut dhe mund të fillonte studimet për trajner.

Lojtari tërhiqet pas një karriere spektakolare me 38 tituj, 32 prej të cilëve me Barçën, 3 me Vissel Kobe dhe 3 me kombëtaren spanjolle. Me këtë të fundit ka fituar dy Kampionate Europiane dhe Botërorin 2010, ku ishte hero me golin e tij në finale kundër Holandës.

Lojtari nga La Mancha e përfundon karrierën e tij në Emiratet Arabe, ku arriti të mbushte moshën 40-vjeçare duke luajtur futboll. Pas një procesi reflektimi, ai ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit si futbollist.

Iniesta është një nga lojtarët më prestigjiozë në botë, ka hyrë në histori si një nga të mëdhenjtë e këtij sporti. 8 tetori do të jetë dita kur pritet të ofrojë më shumë detaje për qëllimet e tij të ardhmshme profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat