Fonseca: Ja çfarë i duhet Milanit

Futboll

Fonseca: Ja çfarë i duhet Milanit

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 12:21
Fonseca

 

Milan përgatitet për një sfidë të vështirë sot në Champions League në fushën e Bayer Leverkusen.

Një ndeshje për të cilën kuqezinjtë kanë patur pak kohë të përgatiten, por ku fitorja është objektivi i kërkuar pas humbjes me Liverpool në sfidën e parë.

Trajneri Paulo Fonseca, pak orë para ndeshjes ka karikuar skuadrën e tij, duke kërkuar një sfidë të përkryer, sidomos në aspektin mbrojtës. “Do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë ndaj Liverpool.

Duhet t’i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë”, tha Fonseca.

“Nga pikëpamja mbrojtëse skuadra është rritur dhe kjo sfidë do të jetë një provë e mirë. Për të mposhtur Bayer Leverkusen do të duhet të luajmë një lojë perfekte në mbrojtje”, u shpreh trajneri i Milan.

I pyetur nëse Milan do të kopjojë Atalanta, që mundi Leverkusen në finalen e Europa League sezonin e kaluar, ai shtoi: “E kam parë atë ndeshje. Kjo tregon se sa e vështirë është Seria A. Leverkusen u përball me një skenar që nuk e priste, situata një për një”.

“Por ne nuk jemi si Atalanta. Të shohësh Milan nesër nuk do të jetë njësoj si të shohësh Atalantën kur ata luajtën kundër tyre. Atalanta krijoi shumë vështirësi për Bayer, por nëse nuk jam trajner që luan atë lloj loje. Do të jetë krejtësisht ndryshe”, tha Fonseca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat