Asani “përbindësh” në Champions League

Futboll

Asani “përbindësh” në Champions League

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 12:46
Jasir Asani duke festuar golin

Champions League Aziatike duket se është kompeticioni i preferuar i Jasir Asanit për të shënuar gola.

“Mëngjarashi” i Kombëtares ka arritur të shënojë një tjetër gol të rëndësishme në këtë kompeticion me Gwangju FC, në sfidën që këto të fundit po zhvillojnë ndaj Kawasaki Frontale.

Asani arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 21-të të takimit, teksa u tregua mjaft i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një gol mjaft i rëndësishëm, me 29-vjeçarin që vazhdon të jetë element kyç për skuadrën koreanel, ndërsa i dha avantazhin 1-0 në këtë sfidë.

Kujtojmë se ky është goli i 4-të për lojtarin kuqezi në AFC Champions League, teksa në sfidën e kaluar në Champions ia doli të shënonte 3 gola dhe të dhuronte 2 asist për ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat