Osimhen: A vlej 100 milionë euro?

Futboll

Osimhen: A vlej 100 milionë euro?

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 12:58
Victor Osimhen

Victor Osimhen ishte padyshim goditja më e rëndësishme e verës në Turqi. Sulmuesi nigerian, i cili u largua nga Napoli në formë huazimi, foli për kanalet zyrtare të Galatasaray: “Stambolli është i pabesueshëm. Është një qytet shumë i madh, nuk e dija këtë. Gjëja më e rëndësishme është Galatasaray. Tifozët e bëjnë këtë qytet të madh, që është i mrekullueshëm për mua, familjen dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur, Stambolli është një nga qytetet më të bukura në botë”.

Pikat e referencës: “Si fëmijë kam ndjekur shumë lojtarë, Drogba është një prej tyre. Gjithashtu Onyekuru dhe Etebo, të cilët kanë luajtur këtu. E dija që atmosfera ishte e mirë në Turqi. Në realitet e kisha parë në internet, por ajo që konstatova në realitet është e mrekullueshme. Nuk po e them këtë sepse jam këtu dhe luaj këtu, por po tregohem objektiv”.

Marrëdhënia me Mertens: “Kisha ndjekur disa ndeshje të Galatasaray falë Mertens, është një person që më pëlqen shumë. Nëse do të më duhej ta përshkruaj Mertens do të merrte shumë kohë. Kalonim shumë kohë bashkë, gjithmonë më motivonte me fjalimet e tij. Ai është shumë i çmuar për mua”.

I mirëpritur që në ndeshjen e parë: “Isha shumë i emocionuar në ndeshjen time të parë. Kur hyra në fushë për t’u nxehur, të gjithë tifozët filluan të bërtisnin emrin tim dhe duartrokisnin. Kjo më bëri të ndihem si në shtëpi, ndihem shumë mirë kur shoh mbështetjen e të gjithëve”.

Derbi me Fenerbahçe: “Mendoj se është një nga derbet më të vështirë. Ajo që pamë para ndeshjes nuk ishte normale.

Kishte një nivel tepër të lartë pasioni, përtej futbollit. Unë isha optimist para ndeshjes, donim tri pikët”.

Konkurrenca me Icardi: “E njoh Mauron prej vitesh, e kam njohur para se të mbërrija te Galatasaray. Ai është një nga legjendat e këtij klubi, mendoj se do të mësoj diçka prej tij. Do të na ndihmojë shumë, edhe Batshuayi. Ne të tre do të bëjmë më të mirën për ekipin”.

Vlerësimi 100 milionë euro: “Unë vlej më shumë se 100 milionë euro.

Ka pak lojtarë si unë në botë, që kanë arritur këtë stil loje dhe sukses. Gjithçka lidhet me karakteristikat e mia, gjërat që bëj, cilësinë time.

Jam i vetëdijshëm për kontributin që jap, pastaj nëse vlej 100 apo 150 milionë euro, kjo varet. Të gjithë kanë mendime të ndryshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat