Vllaznia "pret" Elbasanin në shtëpinë e tyre

Futboll

Vllaznia "pret" Elbasanin në shtëpinë e tyre

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 13:04
Skuadra e Vllaznisë

Humbja 2-1 kundër Dinamos ka trazuar disi entuziazmin te Vllaznia, megjithatë të gjithë janë të bindur se ndaj Elbasanit do të vijë kthesa e madhe. Skuadra e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç është rikthyer në fushë pas 2 ditësh pushim.

Edhe pse ndaj "Nëndetëses" u tentua një rezultat pozitiv, skuadra e Ilir Dajës tregoi se di të bëjë mirë edhe në momentet ekstreme të sfidës.

Gjithçka duket se është lënë pas dhe tashmë shkodranët po zhvillojnë përgatitje intensive për një sfidë të vështirë si ajo kundër Elbasanit. Sipas agjendës, sfida ishte programuar të zhvillohej në "Loro Boriçi".

Por, duke qenë se në impiantin shkodran po mbillet bari, klubet janë dakordësuar që në këtë fazë, takimi i parë të luhet në Elbasan, e mandej, në fazën e dytë, ndeshja e radhës të zhvillohet në Shkodër.

Interesi është i madh për të parë vijëshmërinë e kësaj përballje me një "Elbasan Arena" që pritet të jetë i tejmbushur me vendasit që kanë treguar se sa shumë e duan dhe e mbështesin ekipin e zemrës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për tifozët e Vllaznisë që gjithmonë janë aty për ekipin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat