Qendra e mbrojtjes plot, “radhë” e gjatë për 11-shen te Partizani

Futboll

Qendra e mbrojtjes plot, “radhë” e gjatë për 11-shen te Partizani

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 13:15
David Domgjoni

Me ardhjen e David Domgjonit, mbrojtja e Partizanit pritet të fitojë më shumë pjekuri dhe eksperiencë. Por nga ana tjetër lindin probleme të reja, siç është mbipopullimi.

Aktualisht Partizani ka pesë qendërmbrojtës për dy vende në formacion, duke parë skemën 4-3-3, që Veselinoviç ka përdorur deri më tani. Në dy ndeshjet e fundit kanë luajtur si titullarë Sembene dhe Preka, të cilët kanë bërë mirë, pasi golat e pësuar kanë qenë zero.

Aktivizimi i tyre kanë nxjerrë jashtë loje Janjevën dhe Bytyçin, me këtë të fundit që në ndeshjen e fundit me Egnatian u vendos si mbrojtës i majtë, në mungesë të Buxhelajt dhe Zguros.

Me ardhjen e Domgjonit “radha” për një vend titullari bëhet më e gjatë dhe mbetet të shihet nëse mbrojtësi nga Prizreni do të prishë hierarkinë e vendosur deri më tani, ku u është dhënë besim Sembenesë dhe Prekës.

Ndryshe nga çfarë ndodh në qendër, opsionet në krahë mungojnë dhe aktualisht ekipi është pa mbrojtës të majtë tipik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat