Jusuf Tortoshi tregon momentin kur ia lidhën duart dhe e futen në bodrum

Futboll

Jusuf Tortoshi tregon momentin kur ia lidhën duart dhe e futen në bodrum

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 tetor 2024 Në ora: 13:30
Jusuf Tortoshi

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Jusuf Tortoshi, për shumë vite kryetrajner i Prishtinës, kurrë nuk do të fshijë nga kujtesa një moment trishtimi në vitet e 90-ta!

Legjenda e futbollit tregon momentet e trishtimit. 

“Erdhën milicia serbe dhe më pyetën? 

Kush është trajneri? Iu thash: Jam unë dhe shkova. 

Dy milicë mi lidhën duart dhe më dërguan në mbajtje. Me arrestuan në Dardhishtë ku ishte një fushë e improvizuar.

Me mbyllen në qeli. Më mbajtën atje, pata disa tortura jo aq shumë. Mu drejtuan me një zë kërcënues: “Ju jeni organizator. Kush janë të tjerët? Është aty edhe trajneri i Ferizajt, Ahmet Hasani”. I thash: “Nuk e njoh. Nuk e di kush është”. Me thanë që referët kanë pas me ardhur pas 10 minutave. Ia ktheva: “Nuk e di. Jam ardhur me luajt një lojë futbolli”. Ata me thanë: “Pse si ekip Prishtina, ju jeni i njohur? Ia ktheva ata nuk me kanë thirrur, por unë me këtë futboll merrem që moti”, ka treguar Tortoshi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Momentin kur e fusin në budrumin e errësirës, Tortoshi veç fillonte të ndjente momentet e panikut!

“Ngjau ajo që ngjau. U bë vendimi dhe aty shkruante: Organizator i Ligës Republikane. Gjykatësi Sharanoviq mi caktoi 60 ditë burgim.

Edhe nga aty me thanë se do të me depërtojnë në Smrekovnicë. Më mbajtën në bodrum, asi terri nuk kisha pa kurrë, as në ëndërr e as në filma, nga frika kisha dhimbje në lukth. Nuk e dija çka po më pret. 

Pas intervenimit të Shihnasi Berishës e disa njerëzve të tjerë, unë i shpëtova burgimit 60 ditësh. Më kërcënuan milicia serbe, nëse zihesh edhe një herë diku në ndeshje, ki me pasur pasoja edhe më shumë”, ka thënë Tortoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat