Van Basten, i pamëshirshëm me Manchester United

Futboll

Van Basten, i pamëshirshëm me Manchester United

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 14:30
Van Basten

Kritikat e pandërprera ndaj skuadrës së drejtuar nga Erik Ten Hag vijojnë me intensitet, aq më tepër pas merkatos së bërë gjatë verës, shpenzimeve kolosale për të afruar lojtarë që vetë trajneri holandez i kërkoi.

Pas goditjeve që mori nga Anglia, ku analistët kryesorë sportivë duken të “neveritur” me holandezin dhe lojtarët e tij, tashmë “shigjetat” i vijnë edhe nga vendlindja. Dhe jo nga ndonjë figurë dosido, por vetë Marco Van Basten. Ky i fundit e ka kritikuar pamëshirshëm drejtimin e Manchester United.

“Kam parë një përforcim të ri duke ecur nëpër fushë. E kam fjalën për Ugarte, i blerë 50 milionë euro.

Po, po, duke ecur në fushë? Nuk e kuptoj vërtet Ten Hag, si ka vendosur të shpenzojë për lojtarë që nuk janë aspak të mirë, madje ka bërë përforcime idioteske”, – tha Van Basten për “Ziggo Sport”.

Por, duke mos u kënaqur me fshikullimin e prurjeve të reja të “Djajtë e Kuq”, legjenda e futbollit holandez kujtoi edhe shumë të tjera:

“A mund të më përmendni një lojtar të shquar të Manchester United? Rashford është shumë i keq. Bruno Fernandes është një lojtar i mirë, Onana është një portier i mirë. Kjo është e gjitha. Casemiro ka përfunduar. Garnacho është një lojtar i mirë, por askush nuk e mbështet në skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat