Duket se ky sezon do të jetë makth për Skënderbeun në ndeshjet në transfertë, veçanërisht në kryeqytet.
Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç nuk ia ka dalë të marrë pikë në këtë edicion futbollistik me asnjërën prej skuadrave.
Fillimisht ishte Partizani që e mposhti me rezultatin 2-1, për t'u pasuar më vonë nga një panoramë e njëjtë edhe me Dinamon. Edhe me "Nëndetësen", korçarët u mposhtën me të njëjtat shifra e mandej me Tiranën që nuk pati një histori ndryshe.
Edhe pse sezoni nisi mirë për Skënderbeun, ndryshe nga edicioni i shkuar, me sa duket për ta do të ketë më shumë punë.
Disa skuadra në luftë për objektiva të njëjta, ku në këtë fillim edicion gara duket shumë e ashpër.