Legjenda e Real Madrid-it, Roberto Carlos ka pohuar se bashkatdhetari i tij dhe superylli i Los Blancos, Vinicius Jr. do të fitojë Topin e Artë të vitit 2024.
Ish-mbrojtësi i krahut e tha këtë pas barazimit 1-1 të Realit me Atletico Madrid në Derbin e Madridit.
Braziliani ndihmoi skuadrën e tij të fitonte La Liga-n, Champions League dhe Superkupën e Spanjës.
Së bashku me shokët e tij të skuadrës Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe dhe mesfushorin e Manchester City, Rodri, ai është një nga favoritët për të fituar titullin e Topit të Artë 2024.
Ndërsa Bellingham, Mbappe (për Paris Saint-Germain) dhe Rodri kishin sezone individuale mbresëlënëse, Carlos pohoi se ishte ‘i sigurt’ për fitoren e Vinit dhe tha për Madrid Universal:
“Vini është super i qetë. Ai e di se është shumë afër të bëhet më i miri në botë. Ai luajti disa ndeshje të shkëlqyera sezonin e kaluar dhe gjithashtu edhe në këtë sezon. Unë jam shumë i sigurt se ai do ta fitojë atë”.
Sezoni 2024-25 i Vinicius-it ka nisur shumë mirë, me tre gola dhe shtatë asiste në 10 paraqitje deri më tani.