Të preferuarit e Manchester United për stolin, Southgate ose Inzaghi

Futboll

Të preferuarit e Manchester United për stolin, Southgate ose Inzaghi

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Erik ten Hag pritet të qëndrojë në stol për ndeshjet e Manchester United kundër Porto dhe Aston Vilës këtë javë, pavarësisht presionit në rritje ndaj trajnerit.

Ideja për të bërë një ndryshim të menjëhershëm pas humbjes ndaj Tottenhamit nuk i pëlqen drejtuesve të “Djajve të Kuq” dhe madje emri i Allegrit (një alternativë për pankinën) nuk arrin të marrë miratimin e një pjese të drejtuesve të klubit anglez.

Për momentin në garë mbeten dy alternativa, dy emra të njohur në arenën ndërkombëtare.

ish-trajneri i Anglisë Gareth Southgate menjëherë ose një trajner i përkohshëm deri në qershor dhe më pas “sulmi” ndaj Simone Inzaghit.

Sepse sipas shtypit anglez e ardhmja e trajnerit të zikaltërve mund të jetë në pankinën e Manchester United. Ai do të ishte trajneri i preferuar për të pasuar trajnerin aktual holandez Erik ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat