Dejan Saviçeviq la pa fjalë Prishtinën për atë çka ka pa: Nuk mund ta dëgjoja kolegun tim

Futboll

Dejan Saviçeviq la pa fjalë Prishtinën për atë çka ka pa: Nuk mund ta dëgjoja kolegun tim

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2024 Në ora: 16:03
Dejan Saviçeviq

Legjenda e futbollit malazez, Dejan Saviçeviq, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, lë pa fjalë Prishtinën! 

“Stadiumi më i zhurmshëm: Saviçeviq kujton delirin në Prishtinë”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.

Saviçeviq ka kujtuar atmosferën e zjarrtë në stadiumin e Prishtinës (sot “Fadil Vokrri”) kur luanin kundër Prishtinës së gjeneratës së artë.   

“Kur është fjala për ish ligën vendase, më e zhurmshme ka qenë dikur kur kam luajtur në Prishtinë – ishte delir.

Prishtina pastaj hyri në Ligën e Parë, dhe në një moment nuk mund ta dëgjoja kolegun tim që ishte vetëm disa metra larg me mua”, ka thënë Saviçeviq.

“Ne luajtëm disa herë në Amerikën e Jugut, dhe në Brazil stadiumi ishte plot dhe nuk dëgjohej asgjë, e njëjta gjë me Argjentinën”, kujton Saviçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat