Legjenda e futbollit malazez, Dejan Saviçeviq, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, lë pa fjalë Prishtinën!
“Stadiumi më i zhurmshëm: Saviçeviq kujton delirin në Prishtinë”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.
Saviçeviq ka kujtuar atmosferën e zjarrtë në stadiumin e Prishtinës (sot “Fadil Vokrri”) kur luanin kundër Prishtinës së gjeneratës së artë.
“Kur është fjala për ish ligën vendase, më e zhurmshme ka qenë dikur kur kam luajtur në Prishtinë – ishte delir.
Prishtina pastaj hyri në Ligën e Parë, dhe në një moment nuk mund ta dëgjoja kolegun tim që ishte vetëm disa metra larg me mua”, ka thënë Saviçeviq.
“Ne luajtëm disa herë në Amerikën e Jugut, dhe në Brazil stadiumi ishte plot dhe nuk dëgjohej asgjë, e njëjta gjë me Argjentinën”, kujton Saviçeviq.