Futbollistja kosovare Endrina Elezaj ka gjetur golin e saj të parë tek gjiganti kroat Dinamo Zagreb.
Elezaj shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi portieres kundërshtare që të reagojë.
Ajo paraprakisht kishte qenë pjesë e KFF Mitrovicës aty ku kishte qëndruar për shtatë vite dhe më pas u transferua në Kroaci.
27-vjeçarja tash e disa vite konsiderohet si njëra prej mbrojtëseve të krahut më të mira si në futbollin kosovar ashtu edhe në atë shqiptar.
Kujtojmë se futbollistja nga Klina është gjithashtu reprezentuese e Kombëtares së Shqipërisë në konkurrencën e femrave.