Nuri Shahin mund të mos i ketë dhënë ende një formë ekipit të Borusias së Dortmundit në fushë, por sa i përket disiplinës gjithçka është e qartë.
Sipas një llogarie në rrjetet sociale klubi në fjalë ka përpiluar një listë shkeljesh, të cilat penalizojnë lojtarët me shifra të rëndësishme eurosh.
Lista
Mbërritja me vonesë – 100 euro për minutë, 3000 euro në ditën e ndeshjes
Veshje jo korrekte – 250 euro
Përdorimi i celularëve në tavolinë ose në shtratin e fizioterapistit - 100 euro
Mos nënshkrimi i kartolinave për tifozët – 2000 euro
Mos nënshkrimi i fanellave për tifozët – 500 euro
Mungesa në eventet e organizuara nga klubi - 5000 euro
Prishja e rregullit në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e tjera të përbashkëta – 100 euro
Humbja e seancave të ngritjeve të peshave – 250 euro