Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka publikuar ndëshkimet pas ndeshjes Kosovë – Rumani (0:3) të luajtur më 6 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Përveç dështimit drastik në Prishtinë, Federata e Futbollit e Kosovës përballet me shumë gjoba për mënyrën se si u sollën tifozët në ndeshjen me Rumaninë.
UEFA ka bërë të ditur se Federata e Kosovës është gjobitur me gjithsej 61 mijë euro. Lista e detajuar e sanksioneve duket si kjo:
10 mijë euro për hyrjen e tifozëve në fushë
22.000 euro për sendet e hedhura në fushë
6000 euro për ndezjen e materialeve piroteknike
15 mijë euro për fishkëllimin e himnit të Rumanisë
8000 euro për bllokimin e zonave të aksesit publik”, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.
“Asnjë tifoz rumun nuk mori pjesë në ndeshjen në Prishtinë. Këtë verë, pas EURO 2024, UEFA gjobiti Federatën rumune me 40,000 euro dhe e ndaloi atë të shesë bileta për tifozët në ndeshjen e ardhshme zyrtare. Arsyeja? “Sjellja diskriminuese e tifozëve rumunë në ndeshjet me Ukrainën, Belgjikën dhe Holandën”.
Rumania dhe Kosova do të takohen sërish në Ligën e Kombeve, më 15 nëntor, kësaj radhe në Bukuresht. Trikolorët janë kryesues në Grupin 2 të Ligës C, me 6 pikë në dy ndeshjet e para”, shkruan më tej.