Interi pret skuadrën serbe

Futboll

Interi pret skuadrën serbe

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 19:00
Stefan De Vraj

Stefan De Vraj ka shoqëruar trajnerin Simone Inzagi në konferencën për shtyp përpara Cervena Zvezdës dhe thotë se problemet në mbrojtje do të zgjidhen menjëherë dhe skuadra duhet të luajë në Champions vetëm për të fituar.

PROBLEMET- “Duhet të përmirësohemi, por mendoj se nuk është çështje e mbrojtësve, por e skuadrës. E dimë që duhet të bëjmë më mirë. Jemi duke parë ato që gabojmë dhe po stërvitemi”.

REAGIMI- “Në derbi pësuam një humbje të turpshme.

Por e dinim që duhet të ringriheshim menjëherë kundër Udinezes. Ishte fushë e vështirë, por bëmë shumë mirë. E rëndësishme që të fitonim.

Bëmë gjëra pozitive dhe fituam ndeshjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat