Fushë Kosova është zhytur në krizë të thellë duke u renditur në vend të parafundit (i 9-ti) me 4 pikë pas javës së 7-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Shtatë ndeshje, një fitore, një barazim e pesë humbje, janë dëshmia më e mirë se ku është zhytur kjo skuadër.
Drejtuesit e klubit kanë emëruar kryetrajner të ri Emin Bajramin
“KF Fushë Kosova dhe trajneri i njohur kosovar Emin Bajrami kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.
Ne si klub i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.
Na priftë e mbara”, ka njoftuar KF Fushë Kosova.