Emin Bajrami emërohet kryetrajner i ri i Fushë Kosovës së zhytur në krizë

Futboll

Emin Bajrami emërohet kryetrajner i ri i Fushë Kosovës së zhytur në krizë

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2024 Në ora: 19:15
Emin Bajrami

Fushë Kosova është zhytur në krizë të thellë duke u renditur në vend të parafundit (i 9-ti) me 4 pikë pas javës së 7-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B. 

Shtatë ndeshje, një fitore, një barazim e pesë humbje, janë dëshmia më e mirë se ku është zhytur kjo skuadër. 

Drejtuesit e klubit kanë emëruar kryetrajner të ri Emin Bajramin

“KF Fushë Kosova dhe trajneri i njohur kosovar Emin Bajrami kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

Ne si klub i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.

Na priftë e mbara”, ka njoftuar KF Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat