Kylian Mbappe humbi ndeshjen e Real Madridit kundër Atletico Madridit për shkak të një dëmtimi, por francezi tani është kthyer në gjendje të plotë, sipas trajnerit të tij.
“Mbappé është rikuperuar mirë. Ai do të stërvitet me ne sot, pas kësaj, ne do të vendosim,” tha Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp.
“Ne nuk duam ta rrezikojmë atë”, shton Ancelotti.
Nuk ka gjasa që Mbappe të fillojë ndeshjen e Real Madridit në Champions League kundër Lille të mërkurën, por mund të ketë disa minuta.