Ronaldo: Nuk më interesojnë çmimet individuale

Futboll

Ronaldo: Nuk më interesojnë çmimet individuale

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 19:28
Ronaldo

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se synimi i tij nuk është që të fitojë çmime individuale por ta ndihmojë skuadrën. Ronaldo është duke kaluar formë të mirë këtë edicion te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Në tetë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Ronaldo ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime.

“Po më pëlqen të luaj futboll. Nuk është e rëndësishme për mua tani të jem lojtari më i mirë apo të fitoj çmime. Ajo që është e rëndësishme për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin tim”, ka thënë Ronaldo, shkruan “Reuters” të martën.

Reprezentuesi i Portugalisë në karrierën e tij ka fituar shumë çmime individuale, por ka fituar edhe shumë trofe në nivel klubesh.

Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë”.

39-vjeçari është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Të hënën mbrëma e realizoi golin e 904-t. Ai ka fituar 32 trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat