Ish-futbollisti elbasanas vlerëson punën e trajnerit Bordin

Futboll

Ish-futbollisti elbasanas vlerëson punën e trajnerit Bordin

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 19:55
Elbasani

Fitorja me Bylisin e ka ngjitur Elbasanin në vendin e dytë të renditjes së “Abissnet Superiore”. Meritë për këtë ka trajneri Bordin dhe stafi i tij. Falë punës së tij që po bën me ekipin po vijnë edhe rezultatet. Dorian Bylykbashi, ish futbollist i Elbasanit, analizon ecurinë e deritanishme të skuadrës elbasanase.

I ardhur nga kategoria e parë dhe pas 7 javëve të para të kampionatit të Abissnet Superiores, Elbasani po tregon seriozisht ambiciet e tij. Verdheblutë pozicionohen në vendin e dytë të renditjes. E nga fillimi i këtij sezoni e deri tani, niveli i lojës së skuadrës elbasanase ka ardhur duke u rritur. I këtij mendimi është Dorian Bylykbashi, ish-futbollist i Elbasanit.

“Elbasani ka bërë shumë mirë që është rikthyer në Superiore, sepse është vendi që i takon. Sigurisht këto javë të para kanë qenë pozitive, për mendimin tim. Shpresoj që deri në fund të arrijë katërshen, të pretendojë për titullin kampion”.

Bylybashi e vlerëson punën që ka bërë trajneri Roberto Bordin dhe stafi i tij me skuadrën e Elbasanit.

“Bordin është një trajner i ri, që nuk e njeh kampionatin shqiptar. Janë dhe 15 apo 16 lojtarë të rinj, jo në mosh, por të rinj në ekipin e Elbasanit dhe është pak e vështirë për ti dhënë, për ti shpjeguar punën që trajneri ka në mendjen e tij”.

Me Vllazninë, Bylykbashi e shikon si një përballje e vështirë. Por ai beson se fitorja do t’i buzëqeshë skuadrës së qytetit të tij.

“Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur, e luftuar nga të dyja skuadrat. Shpresoj që me mbështetjen e publikut, që është lojtari ynë i 12-të, të fitojë Elbasani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat