Dortmundi fiton me rezultat 7:1
Bayer Leverluseni ka shënuar fitoren e dytë në Champions League.
Bayer para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 1:0 Mianin, në kuadër të xhiros së dytë. Në minutën e 51-të, Frimpong asistoj deri te Boniface i cili nga afërsia realizoi për 1:0.
Bayer me fat në minutën e 83-të, Morata nga rreth 20 metra ka dërguar një projektil por traversa ia mohoi golin.
Renditja
Arsenali ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj PSG-së.
Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se tre pikët do të mbesin në “Emirates”.
Rezultatet
Arsenali - PSG 2:0 (2:0)
Barcelona - Young Boys 5:0 (3:0)
Bayer - Milan 1:0 (0:0)
Dortmund - Celtic 7:1 (5:1)
Inter - C. Zvezda 4:0 (1:0)
PSV - Sporting 1:1 (1:0)
Sllovan - Manchester City 0:4 (0:2)
Golat i realizuan Havertz (20’) e Partey (35’).
Interi shembi me lojë e gola Cërvena Zvezdën duke e mposhtur me 4:0.
Golat i shënuan Calhanoglu (11’), Arnautoviq (59’), Lautaro Martinez (72’), Taremi (78’ – nga penalltia).
Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, është paraqitur nga minuta e 70-të për INterin.
Manchester City nuk ka treguar mëshirë për Sllovanin në Bratisllavë duke e deklasuar me rezultat 4:0.
Gundogan (8’), Foden (15’), Haaland (58’) e McAtee (74’), shënuan për fitoren e thellë.
Barcelona me lehtësi si vendas e mundi me rezultat 5:0 Young Boysin e Zvicrës.
Lewandowski realizoi (8’ e 51’), Raphinha (34’), Martinez (37’), Camara (81’-autogol), shënuan për triumfin bindës.
Dortmundi e ka deklasuar me rezultat 7:1 skuadrën skoceze, Celtic.
Adeyemi ka realizuar het-trik. Për Dortmundin shënuan Can (8') e Adeyemi (11' e 29’, 42'), Guirassy (40’ – nga penalltia e 66’), Nmecha (79’) dhe për Celtic Maeda (9').