Granit Xhaka me Bayerin mposhtin Milanin! Interi shemb Zvezdën, Barcelona, Arsenali, Dortmundi e City me fitore bindëse

Futboll

Granit Xhaka me Bayerin mposhtin Milanin! Interi shemb Zvezdën, Barcelona, Arsenali, Dortmundi e City me fitore bindëse

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 tetor 2024 Në ora: 20:51 Përditësuar në ora: 22:53 më 01.10.2024
Skuadra e Bayerit

Dortmundi fiton me rezultat 7:1

Bayer Leverluseni ka shënuar fitoren e dytë në Champions League.

Bayer para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 1:0 Mianin, në kuadër të xhiros së dytë. Në minutën e 51-të, Frimpong asistoj deri te Boniface i cili nga afërsia realizoi për 1:0.

Bayer me fat në minutën e 83-të, Morata nga rreth 20 metra ka dërguar një projektil por traversa ia mohoi golin.

Image

Renditja

Arsenali ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj PSG-së. 

Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se tre pikët do të mbesin në “Emirates”. 

Rezultatet

Arsenali - PSG 2:0 (2:0)
Barcelona - Young Boys 5:0 (3:0)
Bayer - Milan 1:0 (0:0)
Dortmund - Celtic 7:1 (5:1)
Inter - C. Zvezda 4:0 (1:0)
PSV - Sporting 1:1 (1:0)
Sllovan - Manchester City 0:4 (0:2)

Golat i realizuan Havertz (20’) e Partey (35’).

Interi shembi me lojë e gola Cërvena Zvezdën duke e mposhtur me 4:0.

Golat i shënuan Calhanoglu (11’), Arnautoviq (59’), Lautaro Martinez (72’), Taremi (78’ – nga penalltia).

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, është paraqitur nga minuta e 70-të për INterin. 

Manchester City nuk ka treguar mëshirë për Sllovanin në Bratisllavë duke e deklasuar me rezultat 4:0.

Gundogan (8’), Foden (15’), Haaland (58’) e McAtee (74’), shënuan për fitoren e thellë.

Barcelona me lehtësi si vendas e mundi me rezultat 5:0 Young Boysin e Zvicrës.

Lewandowski realizoi (8’ e 51’), Raphinha (34’), Martinez (37’), Camara (81’-autogol), shënuan për triumfin bindës.

Dortmundi e ka deklasuar me rezultat 7:1 skuadrën skoceze, Celtic.

Adeyemi ka realizuar het-trik. Për Dortmundin shënuan Can (8') e Adeyemi (11' e 29’, 42'),  Guirassy (40’ – nga penalltia e 66’), Nmecha (79’) dhe për Celtic Maeda (9').

PSG në presion

(E plotësuar) - Minuta e fundit.

85' Lojëra të mira.

Rezultatet

Arsenali - PSG 2:0 (2:0)
Barcelona - Young Boys 5:0 (3:0)
Bayer - Milan 1:0 (0:0)
Dortmund - Celtic 7:1 (5:1)
Inter - C. Zvezda 4:0 (1:0)
PSV - Sporting 1:1 (1:0)
Sllovan - Manchester City 0:4 (0:2)

81' Camara realizon autogol, 5:0 për Barcelonën.

80' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

79' Dortmundi - Celtic 7:1, realizon Nmecha.

78' Taremi shënon nga penalltia për Interin, 4:0..74' McAtee realizon, 4:0 për Cityn.

72' Lautaro Martinez shënon dhe 3:0 për Interin.

67' Dortmundi nuk ndalet, 6:1, Guirassy realizoin.

65' Shumë gola.61' Ndeshje të mira

59' Arnautoviq realizon për 2:0 në favor të Interit.

58' Haaland  shënon për 0:3..51' Gjithçka nisi nga Granit Xhaka, pasoj deri te Frimpong dhe Boniface nga afërsia realizoi për 1:0.

51' Lewandowski realizon për 4:0.

50' Mysafirët në presion.

46 Fillon pjesa e dytë. 

 Përfundojnë pjesët e para.

45' 15 gola janë shënuar në pjesën e parë.42' Adeyemi shënon het-trik, Dortmund - Celtic 5:1.

40' Guirassy shënon nga penalltia, 4:1. 

39 Bayer po dominon por pa gola.37' Barcelona - Young Boys 3:0, Martinez shënon.

35' Partey thellon epërsinë e Arsenalit.

34' Raphinha shënon për Barcelonën, 2:0.

34' Ndeshje të hapura.

30' Sfidë e nxehtë mes Arsenalit e PSG.

29' Adeyemi shëlnon për 3:1.28' Bayer po tregon lojë të mirë.

23' Shumë gola në pjesën e parë.

20' Havertz shkund portën e PSG-së

15' Foden shënon., Sllovan - City 0:2.

14' Tre gola në Dortmund! Can (8') e Adeyemi (11') shënuan për Dortmundin dhe Maeda (9') për Celtic.

11' Interi në epërsi, shënoi Calhanoglu.

]8' Gundogan kaloi në epërsi Cityn.

8' Lewandowski realizoi për Barcelonën.

10' Bien disa gola.

4'  Fillojnë ndeshjet!.

Rrahmani e Laçi titullarë, Krasniqi zëvendësues në barazimin kundër Stuttgartit

Stuttgarti është befasuar si vendas me rezultat 1:1 nga Sparta e Pragës, në ndeshjen e xhiros së dytë të Champions League. 

Futbollisti Millot në minutën e 7-të ka shënuar për vendasit dhe skuadra nga Praga ka barazuar me golin e Kairinen në minutën e 32-të

Reprezentuesi i Kosovës, Albion Rrahmani dhe ai i Shqipërisë, Qazim Lapi u paraqitën nga minuta e parë.

Rrahmani e Laçi u zëvendësuan në minutën e 70-të. ermal Krasniqi futet në lojë në minutën e 81-të në petkun e Spartës. 

Sparta fitoi pikën e katërt e Stuttgart të parën.

Brest merr tre pikë në konak të Salzburgut

Skuadra franceze ka marrë tre pikë në konak të Salzburgut, duke shënuar fitore me rezultat 4:0.

Fitorja e dytë rresht për Brest për dy xhiro në Champions League.

Golat i realizuan Sima (24' e 71'), Camara (66') e Pereira Lage(75’).

Salzburg zhgënjeu si vendas dhe mbetet në kuotën e një pike.

Arsenali! përballet ne PSG-në! Barcelona favorit

Në fushë zbresin Manchester City, Barcelona dhe Arsenali!

Priten ndeshje të mira në mbrëmje në Champions

Shumë skuadra big do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e raundit të dytë në Champions.

Një nga supersfidat është ajo mes Arsenalit dhe PSG-së.

Nga ana tjetër Barcelona do fitoren e parë pas asaj humbje kundër Monacos.

City do të sfidojë në transfertë Slovan Bratislavën ndërsa Dortmundi do të presë Celtic-un.

Granit Xhaka nga minuta e parë, Bayer për fitore ndaj Milanit

Leverkuseni i bën konak Milanit, dy trajnerët me 11-shet më të forta

Skuadra e Bayer Leverkusen sot takohet me Milanin në BayArena.

Leverkusen dhe Milan ballafaqohen me fillim nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve

Ekipi i Xabi Alonsos fitoi takimin e parë të Ligës së Kampionëve në udhëtim ndaj Feyenoordit, teksa Milani u mposht në shtëpi nga Liverpool.

Ja formacionet zyrtare të duelit:

LEVERKUSEN: Hradecky; Tapsoba, Tah, Hincapié; Frimpong, Xhaka, Adli, Grimaldo; Aleix García, Boniface, Wirtz

MILAN: Maignan; Emerson, Gabbia, Tomori, Theo Hernández; Fofana, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Rafael Leão; Abraham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat