Dinamo e Zagrebit është gati për ballafaqimin e nesërm (21.00) me Monaco, në kuadër të xhiros së dytë të Champions League.
Pas humbjes 9:2 nga Bayern Munihu, presin këndelljen në duel me Monacon.
Kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi, paksa në humor pyet para sfidës së nesërme në Maksimir: “Kush thotë që unë do të startoj nesër?
Ha, ha. Jam në formë të mirë, shpresoj të jem gjithnjë e më mirë. Lëndimi në pjesën e pasme më ktheu pak, por jam duke e kapur hapin dhe shpresoj se do të bëhet gjithnjë e më mirë”.