​Ferguson ia sygjeron Unitedit emrin e trajnerit të ri

Futboll

​Ferguson ia sygjeron Unitedit emrin e trajnerit të ri

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:06
Sir Alex Ferguson

Sipas raportimeve në Itali, legjenda e Manchester United Sir Alex Ferguson ka sugjeruar që Max Allegri do të ishte ideal për të zëvendësuar Erik ten Hag në krye të “Djajve të uq” Skuadra e Premier Ligës është në krizë pas një serie rezultatesh të tmerrshme, duke kulmuar me barazimin 1-1 të Europa League me Tëenten dhe humbjen 3-0 në Premier Ligë në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur.

Nëse ata humbasin ndaj Portos në Evropë të enjten dhe Aston Villas në fundjavë, atëherë trajneri holandez ka të ngjarë të shkarkohet gjatë pushimit të muajit tetor, përcjellë KosovaPress.

Allegri ishte përmendur tashmë nga disa burime si një zëvendësues i mundshëm dhe tani La Gazzetta dello Sport pretendon se italiani ka një mbështetës shumë të veçantë në këtë garë. Ata këmbëngulin se legjenda e Manchester United, Ferguson, e ka këshilluar klubin që të kërkojë ish- trajnerin e Juventusit dhe jo Thomas Tuchel.

Italiani është i lirë pasi u shkarkua nga Juventusi për një përpalsje me drejtorin Cristiano Giuntoli, pavarësisht se kjo ndodhi pasi Juventus fitoi Kupën e Italisë në maj.

Gazeta gjithashtu argumenton se objektivi i vërtetë për të ardhmen e Manchester United është trajneri aktual i Interit, Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat