Egnatia nuk humb kohë dhe ka nisur menjëherë punën për sfidën me Skënderbeun, takim i vlefshëm për javën e 8-të të Superiores. një duel shumë i rëndësishëm për kampionat të cilët në dy javët e fundit kanë marrë vetëm 1 pikë.
Këto rezultate kanë bërë që rrogozhinasit të humbasin paksa terren për vendin e parë në klasifikim, me Edlir Tetovën që në transfertën e Korçës do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren.
Kështu për këtë sfidë do të ketë sërish mungesa për kampionat.
Alesandro Ahmetaj nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj korçarëve, pasi në duelin me Partizanin u ndëshkua me karton të verdhë. Mesfushori kështu plotëson numrin 4 të tyre dhe do të jetë i pezulluar, me Edlir Tetovën që do të gjejë alternativën B për të zëvendësuar Ahmetajn.