Lautaro synon të thyejë rekordin e Adrianos

Futboll

Lautaro synon të thyejë rekordin e Adrianos

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:18
Lautaro Martinez

Pasi u zhbllokua në kampionatin italian, Lautaro Martinez iu rikthye golit edhe në Evropë, pasi gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 4-0 të zikaltërve kundër Crvena Zvezdës mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi argjentinas hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të 13-të në Champions League me fanellën e Interit, duke barazuar Julio Cruz (me të cilin ndan një tjetër rekord, atë të shënimit radhazi prej 6 sezonesh në Champions League me Interin).

Në kuotën e 13 golave në Champions, “Demi” i vë syrin vendit të parë në renditje, që mbahet nga Adriano.

Braziliani është golashënuesi më i mirë i Interit në Champions me 14 gola (në 26 ndeshje të luajtura). Vetëm 1 gol larg këtij objektivi qëndron kapiteni aktual i Interit, që me shumë mundësi do ta thyejë këtë rekord këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat