Arbitri e VAR i mohojnë penalltinë Milanit në Champions

Futboll

Arbitri e VAR i mohojnë penalltinë Milanit në Champions

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:22
Pamje

Një tjetër turp europian në kurriz të Milanit, i cili që nga rikthimi në Champions është goditur dhe penalizuar nga vendime të padeshifrueshme nga arbitrat dhe VAR-i.

Ashtu si ai i mbrëmjes së djeshme, me Hinkapie që bëri një faull të qartë ndaj LoftusÇikut me një goditje mbi linjën e 16 metrave në minutat e fundit të Leverkusen-Milan(1-0).

Arbitri Sherer, i cili kishte gjithçka para syve, në mënyrë të pabesueshme nuk i fryu bilbilit.

E pashpjegueshme është edhe mosndërhyrja e VAR-it me kuqezinjtë që u penalizuan. Edhe më parë kishte pasur pretendime nga ana e italianëve, por në ato situata vendimet ishin të sakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat