Nga viti 2010, Interi pa gol të shënuar nga goditja e lirë

Futboll

Nga viti 2010, Interi pa gol të shënuar nga goditja e lirë

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:44
Çalhanoglu

Interi triumfoi me rezultatin 4-0, në duelin ndaj Crvena Zvezdës të vlefshëm për Ligën e Kampionëve!

Golin e parë të sfidës, e realizoi Hakan Çalhanoglu nga goditja e dënimit. 

Para golit të turkut, Interi nuk kishte shënuar nga goditja e dënimit, në Ligën e Kampionëve që prej 6 prillit 2010 kundër CSKA Moskës dhe asokohe shënoi gol Snajder.

Rrugën e rrjetës në duelin ndaj Crvena Zvezdës e gjeti edhe Lautaro Martinez.

Argjentinasi është tani lojtari i dytë që ka shënuar në gjashtë sezone të ndryshme të Ligës së Kampionëve me Interin, pas Hulio Rikardo Kruz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat