Haaland si askush tjetër më parë në tregun e lojtarëve

Futboll

Haaland si askush tjetër më parë në tregun e lojtarëve

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:53
Erling Haaland

Erling Haaland vlerësohet tashmë 200 milionë euro, shifër kjo e padëgjuar më parë.

Është “transfermarkt”, që u vendos vlera lojtarëve në bazë të paraqitjeve të tyre dhe sulmuesi norvegjez ka thyer rekord.

Asnjë lojtar më parë nuk ka mbajtur këtë shifër. Ylli i Mançester Sitit po spikat dhe këtë sezon si në të kaluarit.

Haland ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje të luajtura të Premier Ligë, ndërsa po ashtu ka gjetur rrjetën 1 herë në Champions ku janë luajtur 2 takime.

Vetëm 24 vjeç, Haland ka gjithë vëmendjen. Aktualisht është prej sulmuesve më efektivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat