Inzaghi: Mora përgjigjet që doja nga Interi

Futboll

Inzaghi: Mora përgjigjet që doja nga Interi

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 12:17
Inzaghi

Katër pikë, katër gola të shënuar dhe zero gola të pësuar.

Ky është bilanci i Interit pas 2 ndeshjeve të para sezonale në Champions. Shumë pozitiv.

Zikaltrit tani e kanë rrugën në dishezë.

Pas fitores 4-0 ndaj Crvena Zvezda, foli trajneri i Interit.

“Djemtë kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër një skuadre të mbyllur që donte vetëm të mbrohej. Ishin të zotët lojtarët që ia dolën. Sigurisht që pësuam edhe ndonjë kundërsulm të tepërt. Donim që t’i jepnim vazhdimësi paraqitjes mes Sitin.

Kam marrë përgjigjet që doja dhe jam shumë i lumtur për këtë. Arnautoviç dhe Taremi e meritonin këtë mundësi sepse po përkushtohen në maksimum. Unë nuk kushtëzohem për rrotacionin ashtu siç thuhet në vende të tjera. Sa i përket hetimit? Për këtë ka folur Marota dhe nuk kam asgjë për të shtuar”, ishte deklarata e Inzagit pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat