Boban nuk pajtohet

Futboll

Boban nuk pajtohet

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 12:21
Zvonimir Boban

Zvonimir Boban nuk pajtohet shumë me leximin e Paulo Fonseca të ndeshjes Bayer Leverkusen-Milan 1-0. “Ishte ndeshja më e mirë, që kur kam marrë drejtimin e kuqezinjve”, – ka përsëritur disa herë trajneri portugez në intervistat pas lojës.

Një analizë të cilën ish-playmakeri kroat e komentoi si më vijon: “Milani për një orë vetëm u mbrojt, luajti shumë pak.

Pas golit të pësuar luajti më mirë, u çlirua, mori guxim dhe i krijoi vështirësi një Bayer të lodhur.

Analiza e ndeshjes nuk është aq rozë, një pjesë loje dominoi Milani, pastaj pamë një ndeshje të çuditshme.

Nuk mendoj se është e drejtë ta quash fenomenale paraqitjen e kuqezinjve, ndeshjen më të mirë me trajnerin Fonseca në stol. Milani nuk luajti futboll për një orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat