Mungesat shqetësojnë Atalantën, Gjimshiti titullar ndaj Shakhtarit!
Atalanta do të luajë kundër Shakhtar Donetsk në Gjermani (“Gelsenkirchen”) një sfidë të vlefshme për javën e dytë të Champions League. Zikaltërit kanë disa mungesa për sfidën e sotme, pasi plot 6 lojtarë nuk janë në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini.
Të dëmtuarve afatgjatë Toloi, Scamacca dhe Scalvini iu janë shtuar në ditët e fundit edhe Matteo Ruggeri, Isak Hien dhe Marco Brescianini.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti është kthyer tashmë në një titullar fiks të skuadrës italiane, prandaj edhe në sfidën e sotme kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk, kapiteni kuqezi do ta luajë që nga minuta e parë.