Elbasani në sulm për kreun

Futboll

Elbasani në sulm për kreun

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 14:55
Elbasani

Elbasani ka fituar këtë fundjavë kundër Bylis dhe tashmë mendjen e ka te sfida kundër Vllaznisë këtë të diel. 1 fitore do ti katapultonte në kreun e renditjes, ndaj dhe kjo sfidë është vlerësuar në maksimum nga skuadra elbasanase.

Edhe pse në kalendarin zyrtar, kjo sfidë është e programuar të luhet në “Loro Boriçi”, pas dakordësimit me ekipin shkodran ajo do të luhet në qytetin e Elbasanit. Kjo i jep një shtysë edhe më të madhe Elbasanit që të dal triumfues nga kjo përballje. Një aspekt i rëndësishëm është edhe se në rast fitoreje, Elbasani do të siguronte për herë të parë këtë sezon 2 fitore radhazi.

Kalendari është treguar bujar me ekipin elbasanas, duke i rervuar 3 takime radhazi në shtëpi. Kjo e motivon akoma dhe më shumë ekipin e Roberto Bordin për të marrë maksimumin e pikëve në sytë e tifozerisë vendase. Është një mundësi e artë që nuk të vjen shpesh të luash 3 ndeshje si pritës dhe drejtuesit e dinë mirë këtë gjë.

3 takimet e radhës janë kundër Vllaznisë, Partizanit dhe Skënderbeut. 2 ekipet e para janë kryesuesit e tanishëm të kampionatit dhe në rast suksesi ndaj tyre, Elbasani do të katapultohej në krye të tabelës. Nuk duhet harruar se edhe Skënderbeu nuk është një “kockë” e lehtë dhe fakti se është në vendet e fundit të renditjes e bën të luftojë për sa më shumë pikë.

Një fakt interesant është se po t’i shtojmë edhe ndeshjen ndaj Turbinës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, bëhen në total 4 ndeshje që do të luhen në “Elbasan Arena”.

Elbasani deri në këto momente ka arritur të grumbullojë në total 12 pikë, me 3 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Golavarazhi +4 flet qartë në favorin e tyre, me 8 gola të shënuar dhe një mbrojtje që nuk çalon me vetëm 4 gola të pësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat