Maqedonia U19 pjesë e turneut kualifikues në Luksemburg

Futboll

Maqedonia U19 pjesë e turneut kualifikues në Luksemburg

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:26
Maqedonia U19

Maqedonia deri në 19 vjeç do të marrë pjesë në turneun kualifikues në Luksemburg në periudhën nga 9 deri më 15 tetor për kualifikim në fazën elitare të kualifikimeve.

Përveç Maqedonisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja nikoqire e Luksemburgut, si dhe Sllovakia dhe Letonia.

Në kuadër të xhiros së parë, forcat do ti masim me kombëtaren e Letonisë. Në kuadër të xhiros së dytë do të përballemi me Sllovakinë. Në xhiron e fundit të këtij turneu kualifikues do të luajmë kundër vendasve të Luksemburgut.

Seleksionues i përfaqësueses U19 të Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviq, për sfidat e ardhshme të këtij cikli kualifikues, vendosi që të ju jep mundësinë futbollistëve të vijim:

PORTIERË:

Slave Vrgov – Vardar Negotino

Spasko Ahtarov – Bellasicë

Amar Haxhibuliq – Rabotniçki

MBROJTËS: 

Anes Meliqi – Shkëndijë

Andrej Velkov – AP Brera

Naim Sinanov – Varnamo, Suedi

Adrian Nezir – Verl, Gjermani

Andrej Ljubevski – Rabotniçki

Gabriel Krstevski – Pelister

MESFUSHORË:

David Ristovski – AP Brera

Matej Gashtarov – Crvena Zvezda, Serbi

Milot Sinani – Arau, Zvicër

Almir Podgragja – Rabotniçki

Uran Alili – Elbasan, Shqipëri

SULMUES:

Vebi Islami – Shkëndijë

Dimitar Danev – Rabotniçki

Andrej Siljanovski – Pelisteri

Stefan Mlladenovski – Crvena Zvezda, Serbi

Admir Latifi – Besa

Jovan Boshkov – Rabotniçki

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat