Wojciech Szczesny është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Barcelonës.
Portieri polak ka nënshkruar kontratë me gjigantin katalunas deri në verën e vitit 2025.
Ai i kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe sot nën shoqërimin e presidentit Joan Laporta e hodhi të zezën mbi të bardhë.
Ish-portieri i Arsenalit dhe i Juventusit, i cili ishte pensionuar nga futbolli disa muaj më parë, u bind për t’u rikthyer edhe një herë në portë.
Barça e angazhoi atë për ta zëvendësuar gjermanin Marc Andre Ter Stegen, i cili pësoi lëndim të rëndë dhe me këtë rast e humbi sezonin.
Ish-përfaqësuesi polak ishte prezent mbrëmë në ndeshjen që e zhvilluan katalunasit në Ligën e Kampionëve, ndërsa pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick që nga kjo fundjavë..