Të premten Ferizaj përballet me Dukagjinin

Futboll

Të premten Ferizaj përballet me Dukagjinin

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 15:49
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së tetë që janë në program për t’u zhvilluar.

Në fakt do të zhvillohen ndeshjet në tre ditë të ndryshme, nga e premtja në të diel.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Ferizaj, ku Ferizaj përballet me Dukagjinin e Klinës të premten me fillim nga ora 15:00.

Të shtunën në program janë dy super ndeshje, me vëmendjen në derbin e Gjilanit, ku Drita është nikoqire e Gjilanit.

Po këtë ditë Prishtina para adhuruesve të vet është nikoqir i Feronikelit ’74.

Ndërkohë të dielën luhet një tjetër derbi, pasi Llapi pret Ballkanin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Në Suharekë, Suhareka do të përballet me Malishevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat