Bosnja dhe Hercegovina ka shqetësimin e vet sepse do të paraqitet pa shikues në përballje me kombëtaren e Gjermanisë.
“Me vendim të organit disiplinor të UEFA-s, Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës, është dënuar që kombëtarja të luajë pa praninë e tifozëve të tyre në ndeshjen Gjermani - Bosnjë dhe Hercegovinë.
Për shkak të ndezjes së flakadanëve dhe hedhjes së gjësendeve nga tifozët, Federata është dënuar dhe nuk ka mundësi të organizojë praninë e tifozëve tanë në këtë ndeshje të rëndësishme të UEFA Liga e Kombeve”, ka shkruar mediumi boshnjak “Oslobogjenje”.
Nga a na tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 61 mijë euro.
Ballafaqimi Gjermani - Bosnjë dhe Hercegovinë, do të luhet më 16 nëntor në Freiburg.