Jo vetëm Kosova, edhe boshnjakët pësojnë 

Futboll

Jo vetëm Kosova, edhe boshnjakët pësojnë 

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2024 Në ora: 16:27
Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina ka shqetësimin e vet sepse do të paraqitet pa shikues në përballje me kombëtaren e Gjermanisë.

“Me vendim të organit disiplinor të UEFA-s, Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës, është dënuar që kombëtarja të luajë pa praninë e tifozëve të tyre në ndeshjen Gjermani - Bosnjë dhe Hercegovinë.

Për shkak të ndezjes së flakadanëve dhe hedhjes së gjësendeve nga tifozët, Federata është dënuar dhe nuk ka mundësi të organizojë praninë e tifozëve tanë në këtë ndeshje të rëndësishme të UEFA Liga e Kombeve”,
ka shkruar mediumi boshnjak “Oslobogjenje”. 

Nga a na tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 61 mijë euro. 

Ballafaqimi Gjermani - Bosnjë dhe Hercegovinë, do të luhet më 16 nëntor në Freiburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat