Bayer Leverkuseni është duke treguar lojëra të mira në Champions League.
Në dy ndeshjet e para po aq fitore për skuadrën gjermane.
Bayer, kampion në fuqi i Gjermanisë, para shikuesve të vet, e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Milanin.
Granit Xhaka ka treguar angazhim të madh në fanellën e Bayerit.
Lojtar i ndeshjes është portieri i Milanit, Mike Maignan, duke u vlerësuar me notën 8.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Xhaka është vlerësuar me notë të mirë, 7.2.