Gostivari e Voska Sport kualifikohen, Bashkimi eliminohet

Futboll

Gostivari e Voska Sport kualifikohen, Bashkimi eliminohet

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2024 Në ora: 16:52
Voska Sport

Pasditen e sotme u luajtën tri ndeshjet e fundit të 1/16 finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut, kështu që dihen edhe skuadrat e fundit që kaluan në fazën tjetër, ata janë Gostivari, Makedonija GP dhe Voska Sport.

Në stadiumin “Boris Trajkovski” të Shkupit, Gostivari e mposhti me rezultat  3:1 Pobedën e Prilepit. 

Gistivari shkoi më tej me golat e Ivanovskit, Mashikes dhe Ajdinit.

Në Gostivar, skuadra mysafire e Voska Sport, përndryshe finaliste e Kupës në edicionin e kaluar, arriti të festojë me rezultat 2:0 ndaj Bashkimit që ishte mikpritës dhe kështu të kalojë në fazën tjetër.

Donart Ibrahimi shënoi në minutën e 89-të për 0:1, ndërsa në minutën e 90+3-të Clinton Osei nga penalltia për 0:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat