Pasditen e sotme u luajtën tri ndeshjet e fundit të 1/16 finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut, kështu që dihen edhe skuadrat e fundit që kaluan në fazën tjetër, ata janë Gostivari, Makedonija GP dhe Voska Sport.
Në stadiumin “Boris Trajkovski” të Shkupit, Gostivari e mposhti me rezultat 3:1 Pobedën e Prilepit.
Gistivari shkoi më tej me golat e Ivanovskit, Mashikes dhe Ajdinit.
Në Gostivar, skuadra mysafire e Voska Sport, përndryshe finaliste e Kupës në edicionin e kaluar, arriti të festojë me rezultat 2:0 ndaj Bashkimit që ishte mikpritës dhe kështu të kalojë në fazën tjetër.
Donart Ibrahimi shënoi në minutën e 89-të për 0:1, ndërsa në minutën e 90+3-të Clinton Osei nga penalltia për 0:2.