Boban: U mohua një penallti, Leao talent absolut

Futboll

Boban: U mohua një penallti, Leao talent absolut

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 17:17
Boban

Minutat e fundit ishin të diskutueshme në Leverkusen-Milan, me gjyqtarin zviceran Sherer që nuk e gjykoi si faull një goditje të Hinkapie ndaj Loftus-Çiku mbi linjën e 16 metrave.

Për atë moment të kontestuar edhe në fushë, ka folur Zvonimir Boban i cili deklaroi:

“Ka një faull për mendimin tim, Loftus kontrollon topin me të jashtme e këmbës.

Kontakti ndoshta nuk është i fortë, por ekziston. Kemi parë penallti të dhëna edhe për faulle me më pak intensitet.

Kur arbitri nuk ndjen penalltinë është e vështirë që VAR të ndërhyjë, por për mendimin tim ka një faull, e sigurisht që mund të ishte sanksionuar pa u skandalizuar askush”.

Më pas vëmendja e ish-drejtuesit të Milani kaloi te Rafael Leao që vijon të akuzohet për mungesën e impenjimit.

“Është e vërtetë që Leao nuk është vendimtar me vazhdueshmërinë që kanë kampionët, por talenti i tij është absolut dhe i padiskutueshëm. Thjesht i duhet të punojë për të qenë më i pranishëm në ndeshje e në vazhdueshmëri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat