Porto - Manchester United, sfidë e fortë

Futboll

Porto - Manchester United, sfidë e fortë

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Manchester United kërkon të lërë pas krahëve momentin e vështirë që po kalon në Premier League, duke synuar kthesën në ndeshjen e radhës në Europa League.  

“Djajtë e kuq” udhëtojnë në “Estadio do Dragao” për t'u përballur me gjigantët portugezë të Portos, në ndeshjen e tyre të dytë të sezonit të ri të Europa League, një sfidë që do të luhet të enjten dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

Manchester United ka bërë fillimin më të keq të një sezoni në Premier League, duke marrë vetëm shtatë pikë dhe duke humbur tre nga gjashtë ndeshjet e tyre të para. Gjithsesi për momentin drejtuesit e klubit kanë vendosur që të vazhdojnë me Ten Hag, ndonëse kritikat ndaj trajnerit holandez janë të shumta.

Dy skuadrat janë përballur 6 herë me njëra-tjetrën në Kupat e Europës dhe bilanci anon nga anglezët që kanë fituar 2 ndeshje, 3 ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa portugezët kanë fituar një ndeshje. Djajtë e Kuq mundën Porton 1-0 në takimin e tyre më të fundit në “Estadio do Dragao” në vitin 2009, kur Cristiano Ronaldo shënoi prej 40 metrash në Champions.

Formacionet e mundshme:

Porto: Costa; Mario, Pedro, Perez, Moura; Gonzalez, Varela; Pepe, Sousa, Galeno; Omorodion

Manchester United: Onana; Mazraoui, De Ligt, Martinez, Dalot; Erik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat