Nagelsman vendos hierarkinë e re mes portierëve

Futboll

Nagelsman vendos hierarkinë e re mes portierëve

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 17:28
Mark Andre Ter Shtegen

Në mungesë të Mark Andre Ter Shtegen, Julian Nagelsman ka vendosur që të aktivizojë dy portierë të ndryshëm për dy takimet e radhës të Gjermanisë.

Bauman pritet që të jetë titullar në duelin me Bosnje Hercegovinën ndërsa takimin e radhës, atë kundër Holandës, në portë pritet të aktivizohet Nybel.

Të dy portierët do të sfidojnë njëri-tjetrin për statusin e numri një në pritje të rikthimit të Ter Shtegen.

Në këtë çështje trajneri i portierëve të Gjermanisë, Andreas Krënenberg mbështet idenë e Bauman si numri një.

Mësohet se portieri i tretë do të jetë Janis Blasvish (momentalisht i huazuar në Salcburg nga Lajpcig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat