Kosova fiton edhe ndaj Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Kosova fiton edhe ndaj Maqedonisë së Veriut 

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 18:05
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U15 për vajza ka realizuar fitoren e dytë në kuadër të turneut “UEFA Development” që po zhvillohet në Tiranë.

Pas fitores ndaj Shqipërisë (5:3), të përzgjedhurat e Xhuli Berishës arritën të triumfojnë edhe ndaj bashkëmoshatareve të tyre nga Maqedonia e Veriut, me rezultat 3:2. Protagoniste e kësaj fitoreje ishte Olsa Kuçi, e cila shënoi ‘HatTrick’. Golin e parë e shënoi në minutën e 25-të, të dytin në minutën e 82-të dhe të tretin dhe të fitores në minutën e 89-të.

Përzgjedhësja Xhuli Berisha u shpreh e kënaqur me dy ndeshjet e para në këtë turne. “Kanë qenë dy ndeshje të ndryshme prej njëra-tjetrës.

Në ndeshjen e sotme kemi luajtur me një formacion krejtësisht tjetër, ku kemi përfshirë lojtare tjera. Jam e lumtur që i kemi arritur dy fitore, sidomos për faktin se kjo ishte hera e parë që jemi grumbulluar si kombëtare e kësaj grupmoshe. Koha për t’u përgatitur për këtë turne ka qenë e shkurtër, por dihet se qëllimi i këtyre turneve është pikërisht zhvillimi i ekipeve dhe një e ardhme më e ndritur”, ka thënë Berisha.

Ndeshjen e fundit, Dardanet U15 e zhvillojnë kundër Estonisë, më 5 tetor, në orën 11:00, sfidë kjo e cila do të përcaktojë se cila prej tyre do të jetë fituese e këtij turneu. “Normalisht edhe në ndeshjen e fundit presim fundit të tregojmë lojë të mirë dhe të marrim rezultat pozitiv. Pak na i vështirëson punët fakti që secila vajzë duhet t’i ketë nga 90 minuta lojë, por në turne të tilla nuk janë aq të rëndësishme fitoret. Rëndësi ka që vajzat të kenë paraqitje të mirë dhe të zhvillohen”, ka shtuar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat