Fabio Capello ka një betejë personale me Rafael Leaon. Ish-trajneri pret shumë nga një lojtar me cilësitë e portugezit që me përpikmëri vijon të mos i respektojë pritshmëritë.“
Të gjithë shpresonin se Leao do të piqej pasi bëri dy kampionate të shkëlqyera dhe tani e ka nisur shumë keq, nuk e ka treguar ende veten siç shpresonin të gjithë.
Është koha që të shpërthejë, por gjatë gjithë lojës, jo vetëm kur e ka topin në këmbë. Edhe kur luan për kombëtaren është në vështirësi, nuk luan me të njëjtën natyrshmëri si kur kundër ekipeve jo të dorës së parë.
Leao mjaftohet me detyrat bazike. Fanella e kombëtares ashtu si e Milanit janë të rënda dhe ai i vuan. Sa herë ka një ndeshje të madhe ai…”, tha Capello.