Të gjitha vështirësitë e hasura mbrëmë i kishte paralajmëruar që në konferencën për shtyp që parapriu ndeshjen me Milanin.Edhe pas fitores, edhe pse jo pa vështirësi, Xabi Alonso në konferencë për shtyp deklaroi:
“Milani na vuri në një pozitë shumë të vështirë. 60 minutat tona të para ishin shumë të mira, arritëm të gjenim zgjidhjet e duhura, pastaj u ndjemë të lodhur dhe vuajtëm. Me sa duket ishin pasojat e ndeshjes së Mynihut.
Sidoqoftë, jam i kënaqur me reagimin edhe pse me pak kujdes mund të kishim shënuar ndonjë gol më tepër që do ta në mundësonte një fund të sfidës më të qetë”.
Para e pas ndeshjes, tekniku spanjoll i Leverkusenit u pikas duke folur e përqafuar me Alvaro Moratën, ish-shok skuadre te Reali i Madridit.
“Morata është një mik. Ai ma dha fanellën kur ishte në Juve dhe tani atë të Milanit. Janë kujtime që do t’i ruaj, por më mirë ato se sa ndonjë gol që mund të na kishte shënuar”, përfundoi duke qeshur Ksabi Alonso.