Otrant Olimpik pëson humbje sërish në finish

Futboll

Otrant Olimpik pëson humbje sërish në finish

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2024 Në ora: 18:46
Pamje e stadiumit

Skuadra shqiptare në Mal të Zi, Otrant Olimpik nga Ulqini, ka pësuar edhe një humbje.

Një humbje që ia ka përkeqësuar edhe më shumë bilancin në elitën e futbollit malazez.

Skuadra nga Ulqini në cilësinë e vendasit ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Mornari i Tivarit. 

Për vendasit shënoi Valentin Rudoviq (12’) dhe për Mornarin Aleksandar Vujaçiq (84’), Andrija Kalluxheroviq (86’).

Pas javës së 10-të, Otrant Olimpik renditet në vend të tetë me 9 pikë dhe Mornari në të nëntin me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat